Familjet e viktimave të Monstrës akuzojnë gjykatën për lojra politike

Familjet e viktimave të Monstrës akuzojnë gjykatën për lojra politike


Problemet shëndetësore e gjykatësit Shaban Osmani anuloi  seancën  e sotme për rastin “Monstra”, e cila shkaktoi reagimin e familjaret e viktimave, të cilët kanë akuzuar Gjykatën se po bënë lojra politike.

Mbrojtja  e familjareve i propozoi gjykatësit që seanca të vazhdojë të hënën. Prokurorja speciale Fatime Fetai theksoi se ajo mund të vijë për ditë në seanca, por gjykatësi Ognen Stavrev nuk u pajtua pasi , siç tha, ajo do të sihte shkeje e ligjit, keshtu qe të vetmën gjë që mund të bëjë ai për ta dihmuar procesin  është që përveç 22 dhe 24 gusht ta përcaktojë si ditë për gjykim edhe 31 gusht.

Avokatja e familjareve të viktimave deklaroi se ata të  gjithë janë të tronditur se gjykimmi po shtyhet vazdimisht.

“Siç e dini të gjithë u anulua edhe seanca e sotme nga arsyet që njëri nga gjykatësit është sëmurë dhe nuk është i pranishëm. Nuk mund të komentojmë, sëmundja është sëmundje megjithatë një e di se gjithsesi ky është një sulm i madh për familjarët dhe jo vetëm për familjarët por për gjithë popullatën maqedonase sepse edhe seanca e kaluar u anulua. Menduam se sot do të ketë diçka, është përgatitur edhe gjyqi, edhe ne jemi përgatitur megjithatë vlerësoj se nuk është kjo lojë dhe se me të vërtetë ka ndodhur kjo, nuk jemi ne ata që duhet të dyshojmë megjithatë nuk është e drejtë dhe nuk është në rregull kështu që të anulohen të gjitha seancat që i presim me padurim të gjithë. Mendoj që kjo nuk do të përsëritet më.”, deklaroi Ivanovska

Në seancën e sotshme gjyqësore duhej të dëshmojë dëshmitari i mbrojtur, i cili dëshminë e tij duhej ta bënte publikisht.

Gjykatësi Ognen Stavrev përsëriti se do të tentojë të kërkojë për t’i ekstraduar të akuzuarit Demiri dhe Ismailoviq në Maqedoni, të cilët janë strehuar në Kosovë, ku janë dënuar për armëmbajtje pa leje.

Almakos