Fanellat e veçanta të Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Fanellat e veçanta të Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Fanellat e Barcelonës për sezonin 2019/2020 do jenë tejet ndryshe nga hera e fundit.

Siç e dimë, ngjyrat tradicionale të Barçës janë të kuqe dhe blu, me vija të dizajnit normal për ta.

Ndonjëherë ata e kanë ndërruar dhe kanë pasur fanellat gjysmë të kuqe e gjysmë blu.

Por fanellat vendase për sezonin e ardhshëm po lëvizin në një dimension tërësisht të ri. E përditshmja katalunase SPORT raportoi në shtator se kampionët e La Ligës do të sportizojnë një dizajn katror që duket shumë e ngjashme me atë që shohim në fanellat e Kroacisë, përcjell lajmi.net.

Fotot e fanellave të reja qarkulluan muaj më parë në rrjetet sociale dhe të gjithë ironizonin me to.

Tashmë Footy Headlines ka publikuar imazhet e para se si do duken fanellat për sezonin  e ardhshëm, edhe pse nuk nuk ka asgjë zyrtare. /Lajmi.net/

TAGS