Fansat le të bëhen gati për hitin e ri nga Lluni

Fansat le të bëhen gati për hitin e ri nga Lluni
13:53 | 5 Korrik 2019

Lluni ka njoftuar se së shpejti publikohet kënga e re.

Lluni ka dhënë një lajm fantastik për fansat e tij, artisti së shpejti do publikojë këngën e re për të cilën ka bashkëpunuar bashkë me këngëtarin Erno, shkruan lajmi.net.

Ai ka ndarë një postim në Instagram me anë të cilës ka konfirmuar se dueti do të titullohet ‘Sdi sa her’ dhe do të lansohet shumë shpejt. Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me klip.

Pas këngëve ‘Blanco’, ‘Menime’, dhe ‘Jbmtqr’ Labinoti ka fituar pëlqimin e publikut dhe dhe çdo këngë e tij po pritet me entuziazëm. /Lajmi.net/

TAGS