Farat e selinos, zëvendësuese të paracetamolit

Farat e selinos, zëvendësuese të paracetamolit

Selinoja (lat. Apium graveolens L.) e njohur edhe si selin, selini me erë të rëndë (Korçë) është bimë barishtore shëruese.

Nga grekët e njohur si sélinon, nga romakët e quajtur apium, kjo bimë i dedikohej Zotit të nëntokës.

Selinoja mbillej në afërsi të varrezës dhe e rrethonte atë me gjethet e saj. Në kohën e Egjiptit të vjetër fletat e selinojës së egër, dhuroheshin në raste vdekjeje.

Ilaç ndaj artritit dhe përdorim për humbje peshe

Farat e selinosë kanë një efekt anti-inflamator dhe janë përdorur si një ilaç plotësues gjatë trajtimit konvencional të artritit reumatoid. Mjekësia e lashtë tradicionale në Indi përdorte fara selinoje për simptomat e artritit reumatoid.

Përdorimi i farës së selinosë në tableta për lehtësimin e dhimbjeve u përshkrua nga Aulus Cornelius Celsus ca. 30 pas Krishtit. Farat e selinosë përmbajnë një kompleks të quajtur 3-N-butyl-phthalide, që ndihmon kundër presionit të ulët të gjakut në zemër.

Selino është e vlefshme në dietat për humbje të peshës. Farat e selinosë janë gjithashtu një burim i madh i kalciumit, dhe janë konsideruar si një e mirë alternative për produktet e kafshëve.

Kur duhet të shmanget

Doza të mëdha të farërave të selinosë duhet të shmangen gjatë shtatzënisë, sepse mund të veprojnë si nxitës i mitrës. Selinoja është në mesin e një grupi të vogël të ushqimeve (kryesuar nga kikirikët) që provokojnë reagime të rënda alergjike. Ndaj, nëse jeni alergjikë ndaj selinosë, më mirë ta shmangni.

TAGS