Fasha, që mund t’iu shpëtojë zemrën

Fasha, që mund t’iu shpëtojë zemrën

Një fashë “pompimi” që përmban miliona qeliza të gjalla, mund të ndihmojë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga një atak në zemër, sipas studiuesve.

E qepur në zemër, fasha prej 3cm me 2cm, e rritur në një laborator nga një mostër e qelizave të pacientit, pastaj kthehet në një muskul të shëndetshëm funksional.

Gjithashtu lëshon kimikate që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës.

Testet tek lepujt tregojnë se duket e sigurt, ekspertët e Universitetit Imperial College në Londër treguan në një konferencë në Mançester.

Testimet e pacientëve pritet të fillojnë në dy vjetët e ardhshme.

Një sulm në zemër ndodh kur një arterie e bllokuar bllokon rrjedhjen e gjakut në muskujt e zemrës, duke e lënë atë pa oksigjen dhe ushqyes.

TAGS