Fatmir Limaj udhëton për në Berlin

Fatmir Limaj udhëton për në Berlin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyra për media e zëvendëskryeministrit Limaj.

Po ashtu nga zyra për media kanë bërë të ditur se Limaj gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të rëndësishme në Bundestagun gjerman dhe në Zyrën e Kancelares Merkel, ndërkaq nuk janë bërë të ditur temat që do të diskutohen në këto takime.

Udhëtimi i zëvendëskryeministri Limaj vjen disa ditë pas mbajtjes së samitit të Berlinit, i cili u mbajt me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. /Telegrafi/

TAGS