Fatmire Kollçaku tregon pse nuk mori pjesë sot në seancë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka treguar arsyet se përse nuk ka qenë sot e pranishme në seancën ku dështoi miratimi i rezolutës për dialog.

Kollçaku, ka thënë se pas debatit të djeshëm është ditur se votimi sot do të jetë negativ.

Postimi i plotë:

Pas debatit tetë orësh, dje, nuk kishte vullnet politik që të votohej Rezoluta e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, LDK-së dhe Alternativës. Sot, paraprakisht është ditur se rezultati i votimit do të jetë negativ, bazuar në paralajmërimin e përfaqësuesve të pozitës. Për shkaqe objektive, sot nuk isha pjesë e seancës, mirëpo qëndrimi im rreth kësaj çështjeje është shumë i qartë dhe si dëshmi për këtë, po e postoj fjalën time gjatë seancës së djeshme. /Telegrafi/

TAGS