Favre: Ndeshja ndaj Bayern nuk do ta vendosë titullin e Bundesligës

Favre: Ndeshja ndaj Bayern nuk do ta vendosë titullin e Bundesligës

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, ka tentuar që të largojë presionin nga lojtarët e tij, para ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Dortmund janë liderët e Bundesligës me 63 pikë, dy më shumë sesa Bayern Munich, pas 27 xhirove të luajtura.

Në xhiron e ardhshme, në kuadër të Bundesligas luhet ‘Der Klassiker’, ndeshje që për shumëkë do të jetë vendimtare për titullin,

Megjithatë, njësoj nuk mendon trajneri i Dortmund, Favre, i cili ka thënë se ndeshja speciale ndaj bavarezve nuk do të jetë vendimtare.

“Kjo ndeshje është shumë speciale: Bayern – Dortmund. Renditja në tabelë është shumë e afërt, me shtatë ndeshje të mbetura dhe me dy super skuadra” ka thënë Favre, transmeton lajmi.net.

“Nëse ne fitojmë, asgjë nuk vendosët, nëse barazojmë, asgjë nuk vendosët dhe nëse ne humbim, përsëri nuk vendosët asgjë… është gjithçka e hapur” ka thënë tutje trajneri i skuadrës ‘verdh e zi’.

Sigurisht se skuadrës së Dortmund do t’i konvenonte edhe një barazim. Presioni bie mbi Bayern, të cilët para tifozëve të tyre do duhet të japin maksimumin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS