FBI e spiunoi Ajnshtajnin për disa dekada

FBI e spiunoi Ajnshtajnin për disa dekada

Pak para se Hitleri të ngjitej në pushtet në vitin 1933, Ajnshtajni e largua nga Berlini drejt Shteteve të Bashkuara, ku filloi punë në Institutin për Studime të Avancuara në Prinston, Nju Xhersi.

Mbështetja e tij për të drejtat civile, pacifistët dhe kauzat e krahut të majtë, kishte shkaktuar tashmë dyshime tek kreu i FBI-së J.Edgar Huveri, dhe pas mbërritjes së tij në SHBA, Byroja nisi atë që në fund do të bëhej një fushatë mbikqyrjeje 22-vjeçare.

Agjentët përgjonin telefonatat e fizikantit, hapnin postën e tij dhe kontrollonin në koshin e plehrave me shpresën për ta demaskuar atë si një subversiv apo si një spiun sovjetik.

Ata madje hetuan mbi supozimet, se ai po zhvillonte krijimin e një rrezeje vdekjeprurëse.

Hetimi rezultoi i kotë, por kur Ajnshtajni vdiq në vitin 1955, dosja e tij në FBI kishte mbërritur në 1.800 faqe.

TAGS