FC Prishtina, lojtarëve: Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara

FC Prishtina, lojtarëve: Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara
16:51 | 21 Maj 2019

FC Prishtina për të dytin sezon me radhë ka dështuar në ndeshjen e xhiros së fundit, për të humbur titullin e Superligës.

Skuadra nga kryeqyteti, u mposhtë 1:0 në udhëtim te Feronikeli, në ndeshjen e xhiros së 33-të.

Ishte një gol i Yll Hoxhës, që ia dhuroi fitoren e titullit skuadrës nga Drenasi, shkruan lajmi.net.

FC Prishtina në llogarinë e klubit në Facebook, përmes një mesazhi ka inkurajuar gjithë lojtarëve, duke i përgëzuar për sezonin e mirë, si një gjeneratë e cila do të mbahet mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë të treguar.

Shkrimi i FC Prishtinës:

Kokën lartë!

Të gjithë ata që iu njohin e din sa keni sakrifikuar për një vit gara

Krejt çfarë keni arritur e keni arritur vetëm me mundin tuaj

Humbja e titullit dhemb shumë, por mundin në 32 ndeshjet tjera askush s’mund t’ua humb

Gjenerata juaj do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë që keni treguar

FC Prishtina ka vite që nuk ka pasur ekip më unik e të bashkuar, të drejt moralisht e sportistë të vërtet

Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!

/Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS