Fëmija lind në të njëjtën ditë si prindërit

Fëmija lind në të njëjtën ditë si prindërit

Caitlin dhe Tom Perkins kanë lindur të dy më 16 gusht 1986.

Por më interesant është fakti që edhe fëmija i tyre lindi në po të njëjtën datë, më 16 gusht të këtij viti.

Vajza, Lucy Marie Perkins, lindi në 30-vjetorin e lindjes së dy prindërve.

Sipas doktorit të Caitlin, Brad Robinson, kjo është një ngjarje që ndodh 1 herë në 48 milionë raste.

Lucy lindi plotësisht e shëndetshme në javën e saj të 39.

“Nuk do ta besoni këtë histori,” shkruan mjeku në rrjetet sociale.

“Kjo është Caitlin, ky është Tom, si dhe fëmija e tyre, të tre të lindur me 16 gusht”.

TAGS