“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”, çifti përballen në emision

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”, çifti përballen në emision

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”.

Kjo ka qenë deklarata befasuese e një babai për djalin e tij, ndërsa u përball sot live me ish-bashkëshorten në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Teksa ish-gruaja ishte e pranishme në studio, ku i kërkonte ish-burrit që të shihte më shpesh djalin e tij, sot 11 vjeç, ai është bërë pjesë e emisionit me një lidhje telefonike.

Ai tha se gjithmonë e kishte takuar djalin, madje i kishte kërkuar edhe 11 vite më parë ish-gruas që ta mbante ai fëmijën.

PERBALLJA
Ish-burri: Nuk e kam mohuar fëmijën tim. E kam ndihmuar me aq sa kam mundur. Ajo sdi pse ka ardhur në emision sepse me mua ka kontakte dhe mund te sqarohej me mua kur te donte.

Ish-gruaja: Nga ty kërkoj që të kesh komunikim më të shpeshte me djalin.

Ish-burri: Ti i di hallet e mia.

Ish-gruaja: Ndihmoje djalin sepse je babai i tij.

Ish-burri: Të kam thënë ‘ma jep cunin se e rris unë’.

Ish-gruaja: Ti mund ta takosh kur të duash, por unë do ta mbaj vetë djalin tim.

Ish-burri: Edhe para 11 vitesh të kam thënë ma jep çunin se e rris unë. Nena e Inës nuk ma ka lejuar të nxirrja xhiro djalin. Femijën tim ta mbaj shteti se është jetim.

Ish-gruaja: Femija im nuk është jetim, është kopja jote. Nuk dua leke nga ti, por kur të mundesh mbushi një çante me ushqime, jepi dashuri, mos i moho të drejten për të patur një baba.