Fëmijët e vegjël jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm

Fëmijët e vegjël jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm

Sipas disa studimeve, të kryera nga një grup shkencëtarësh në Zelandën e Re, fëmijët e vegjël në një familje janë më të prirur të jenë në formë, më të shëndetshëm dhe të jetojnë më gjatë se vëllëzërit apo motrat më të mëdhenj, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Nga ana tjetër, sipas këtij studimi, fëmijët e mëdhenj zakonisht janë më të rrezikuar  të preken nga obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo kanceri.

Gjatë dekadës së ardhëshme, obeziteti  pritet të jenë përgjegjës për më shumë se 400.000 vdekje vetëm në Britaninë e Madhe. Statistikat e fundit tregojnë, se obeziteti është duke u përhapur në përmasa të mëdha si dhe është duke e rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 70%. Obeziteti, apo epidemia e re shkakton më shumë sëmundje se duhapirja apo disa lloje të kancerit.

 Sipas shumë studimeve të bëra edhe më herët, është vërejtur se fëmijët e mëdhenj në një familje janë më të prirur të preken nga mbipesha në krahasim me fëmijët e vegjël.

Tipi 2 i diabetit, është gjithashtu një gjendje, në të cilën trupi është i paaftë të rregullojë sasinë e sheqerit në gjak. Kjo gjendje prekë më shumë 3 milion britanezë çdo vit. Studimi i fundit tregon se fëmijët e vegjël janë më pak të rrezikuar të preken nga kjo lloj sëmundjeje, në krahasim me fëmijët e mëdhenj. Sipas analizave, organizmi i fëmijëvë të mëdhenj reagon më vështirë ndaj insulinës në krahasim me fëmijët e vegjël.

Krahas diabetit, fëmijët  e vegjël gjithashtu janë më pak të rrezikuar edhe nga shtypja e lartë e gjakut, nga alergjitë sezonale si dhe nga disa lloje të kancerit.

Ky fenomen sipas Sandra Black, pjesëmarrëse e këtij studimi ka një shpjegim shkencor. Sipas saj, ky ndryshim ndodhë për shkak se në shtatëzëninë e parë, venat e gjakut të një nëne janë më të ngushta, kështu bartja e materieve ushqimore në mitër është më e vogël dhe si rezultat foshnja nuk furnizohen sa duhet me këto materie dhe bëhet rritja e sasisë së yndyrës në organizmin e tyre. Ndërsa në shtatëzënitë e tjera, venat e gjakut janë më elastike, kështu qarkullimi i gjakut dhe materieve ushqyese në mitër është më efikas. /Gazeta Express

TAGS