Fëmijët e VIP-ve me llogari në rrjete sociale, rrezikimi i tyre nga krimet kibernetike

Fëmijët e VIP-ve me llogari në rrjete sociale, rrezikimi i tyre nga krimet kibernetike

Këngëtarët sot e përdorin shumë rrjetin social Instagram dhe rrjetet e tjera, përmes së cilave njoftojnë fansat për çdo të re rreth tyre, shkruan lajmi.net.

Në këto profile, të famshmit tanë kanë numër të madh të ndjekësve, të cilët përcjellin me vëmendje çdo gjë që ata postojnë.

Por, ka edhe shumë raste kur llogari të tilla menaxhohen nga fansat e tyre.

Një dukuri negative është hapja e profileve për fëmijët e këngëtarëve, të cilët nuk janë në gjendje t’i menaxhojnë ato.

Madje, bazuar në moshë, ata nuk mund të posedojnë një të tillë e si minor që janë nuk është në të mirë të tyre, posedimi i një llogarie në Instagram.

Një fëmijë aq i vogël nuk e di as emrin e tij, e lëre më atë se çfarë do të thotë të kesh llogari në rrjete sociale.

Ani pse privatësia e të miturve duhet të respektohet, të famshmit (por edhe persona të tjerë) i ekspozojnë vetë fëmijët në këto rrjete.

Pra, në rast se një fëmijë rrezikohet nga kjo gjë apo në të ardhmen këto veprime të prindërve bëjnë që ata të kenë ndonjë problem, fajtor janë vetëm prindërit e tyre, përjashtuar rastet kur llogaritë e tyre hapen nga fansat.

Nga hapja e këtyre profileve, fëmijët rrezikohen edhe nga krimet kibernetike. E për këtë gjë, nga Policia e Kosovës, në një përgjigje për lajmi.net kanë thënë se për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, Policia ka themeluar Sektorin për Hetime të Krimeve Kibernetike.

“Themelimi i këtij mekanizmi ka qenë mëse i nevojshëm, përveç tjerash, edhe për faktin se kriminaliteti po merr formë të re si dhe rrethanat e reja të krijuara”, thuhet në përgijgjen e Policisë.

Sipas tyre, janë disa vepra që hynë në krimet kibernetike. Vepra penale sipas Kodit Penal janë:

–          Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi;

–          Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit;

–          Hyrja në sistemet kompjuterike;

–          Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes;

Ndërsa, sa i përket rasteve, Policia përmes statistikave tregon se si kanë lëvizur shifrat nga viti 2016 deri në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Statistika

 

                        Viti 2016

 

Viti 2017

 

Viti 2018

Viti 2019

(Janar-Qershor)

Rastet40424335
Asistime 

152

 

199

 

210

 

150

Në përgjigjen e Policisë thuhet se “ rastet kanë të bëjnë me hyrje në sisteme kompjuterike (sulme ndaj ueb-faqeve dhe platformave të ndryshme), keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit (vjedhja e të dhënave bankare të klientëve të bankave përmes vendosjes së pajisjeve të modifikuara si dhe klonimi dhe përdorimi i kartelave bankare apo të kreditit) si dhe shkarkim dhe shpërndarje e materialeve me abuzim seksual të fëmijëve përmes internetit. Këto raste janë trajtuar në nivel qendror. Kurse, asistimet i referohen rasteve që janë trajtuar në nivel stacioni dhe rajoni brenda Policisë së Kosovës në të cilat Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike ka asistuar. Gjithashtu, asistimet nënkupton kryerjen e veprave penale (raste) të mundësuara nga sistemet kompjuterike”.

Nëse bën një kërkim të shkurtër në Instagram, del se një numër jo i madh i artistëve kanë hapur profile për fëmijët në Instagram.

Djali i reperit Majk dhe Majlinda Zekës, Roani

Roan posedon një llogari në Instagram, të cilën ia menaxhon nëna e tij, Majlinda. Deri tani, i biri i reperit Majk ka 10.6 mijë ndjekës, kurse ndjek vetëm prindërit.

Djali i Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, Tiani

Edhe djali i këngëtares Altuna Sejdiu dhe partnerit të saj, Patris Berisha, ka një Instagram në emrin e tij. Tiani i vogël ka mbi 4000 ndjekës në profilin e tij. Ndërsa, ndjek gjashtë persona, mes tyre prindërit. Edhe këtë llogari, sigurisht që ia menaxhojnë Tuna dhe Patrisi.

Vajza e Teuta Krasniqit dhe Adonis Morinës- Kaia

Ani pse shumë e vogël, Kaia ka llogari në Instagram. Vogëlushja ka mbi 8 mijë ndjekës dhe profili kohë pas kohe freskohet me fotografi të reja.

Djali i reperit Lumi B dhe Mirandës, Blini

Reperi Lumi B dhe bashkëshortja e tij ashtu sikurse të lartpërmendurit, i kanë hapur një llogari Instagrami djalit. Blini është pakëz më i rritur sesa ata që i përmendëm më lart, por megjithatë jo në moshë që të posedojë një Instagram. Ai është aktiv me imazhe të reja dhe ka 4 mijë ndjekës që përcjellin ato që ai poston.

Djali i Adelina Tahirit dhe Serjozha Markov, Joni

Vetën një vjeç e gjysmë, Jon Markov posedon Instagram. Djali i Adelinës dhe Serjozhës ka gjithsej 30.4 mijë ndjekës dhe është aktiv me postime.

Vajza e Loredana Zefit dhe Mozzikut, Hana

Nuk i ka mbushur ende një vit jetë, por Hana ka profilin e saj në Instagram. Madje, nëse bëjmë krahasim, nga të gjithë fëmijët e përmendur në këtë artikull, Hana është më e ndjekuri, ajo ka gjithsej 335 mijë ndjekës.

Vajza e Linda Halimit dhe Big D, Kaimana

Kaimana e vogël në profilin e saj në Instagram ka mbi 6 mijë ndjekës, ndërsa ndjek vetëm nënën e saj, e cila edhe e menaxhon këtë faqe. Llogaria e Kaimanës është goxha aktive me publikimin e imazheve të reja.

Djali i këngëtares Gjyste Vulaj, Besarti

Edhe djali i këngëtares Gjyste Vulaj ka po ashtu një profil të vetin, ani pse sigurisht se menaxhohet nga prindërit. Edhe pse nuk ka shumë ndjekës, po të klikosh mbi faqen e tij, mund të gjesh shumë imazhe të vogëlushit.

Vajza e Besart Halimit dhe Jana Podrimajt, Kaia

Pa Instagram nuk është as vajza e Besart Halimit. Kaias së vogël dukt se ka pak kohë që i është hapur kjo llogari, ngase nuk ka numër të madh ndjekësish në të.

Një profil ishte edhe në emrin e Reneesë, ani pse nuk gjendej emri i Norës apo Robertit tek personat që ndiqeshin në emër të saj. Pra, duket se këtë llogari e kanë hapur fansat e çiftit.

Nga ajo që shihet më lart, kuptohet qartë se nuk është në rregull që fëmija, i cili ende nuk di të flasë asnjë fjalë apo të di gjërat elementare në jetë, të posedojë një llogari Instagrami ose të cilitdo rrjet tjetër. Kjo ngase, ka shumë rreziqe në botën virtuale, të cilat lehtë mund t’i prekin edhe fëmijët.

Nga statisitkat e Policisë, shihet se statistikat e krimeve kibernetike nuk kanë qenë të ulta, andaj duhet bërë të pamundurën që fëmijët të mos jenë pre e këtyre sulmeve dhe rreziqeve tjera që kanosen nga rrjetet sociale. /Lajmi.net/

TAGS