Fëmijët hasretë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Fëmijët hasretë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Fëmijët hasretë kanë një reputacion se kërkojnë shumë vëmendje, janë egoistë, si dhe të lazdruar – dhe hulumtimet e reja vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e tyre.

Tani, sipas një studimi të ri, fëmijët e vetëm (hasretët) janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet janë kryer nga ‘Illicit Encounters’, i cili është sajt takimi për personat e martuar që kërkojnë të kenë afera jashtëmartesore.

Sajti ka zbuluar se shumica e përdoruesve të vet (34%) janë fëmijë hasretë.

28 për qind të anëtarëve janë fëmijët e mëdhenj, dhe 23 për qind prej tyre janë fëmijët e vogël.

Ky është lajm i mirë për fëmijët e mesëm, të cilët qartazi janë më besnikët – vetëm 15% të përdoruesve të sajtit janë fëmijë të mesëm.

‘Illicit Encounters’ ka sugjeruar se fëmijët hasretë janë më të prirë të tradhtojnë sepse kanë nevojë për më shumë vëmendje, pasi që ndjenja e madhe e vetmisë gjatë fëmijërisë së tyre rikthehet në të ardhmen gjatë lidhjeve që i kanë me partnerë të ndryshëm.

Vlen të ceket se ky nuk është studimi i parë që sugjeron se fëmijët hasretë janë më të prirë të jenë tradhtarë – një studim i vitit 2015 me 43,000 persona, i kryer nga ‘Seeking arrangement’, e kishte konstatuar po të njëjtën gjë.

TAGS