Fenomeni “Bleona” feston 35-vjetorin, fotot nga festa

Fenomeni “Bleona” feston 35-vjetorin, fotot nga festa

Më shumë se 3 dekada në skenë dhe ajo s’ka ndërmend të ndalet. Bleona, artistja shqiptare që numëron me dhjetëra hite, e festoi ndryshe këtë ditëlindje, duke ia kushtuar të gjithën 35 viteve në skenë, që prej daljes së parë, kur ishte ende fëmijë. Duket sikur ajo e dinte që atëherë se skena do të ishte shtëpia e saj në vitet që do të pasonin, ndaj edhe punoi fort për arritur sot karrierën internacionale, me disa rekorde për të festuar, si vendet e para në renditjen e “Billboard”, apo rolet në filma dhe serialë me artistë shumë të njohur në Hollivud. Bleona, ikona shqiptare e POP-it, tashmë e njohur në arenën ndërkombëtare, personifikon më së miri fjalën “Diva” me ngjitjen e saj të pakontestueshme drejt suksesit. Vokali i saj i veçantë, tematikat që u ka dhënë zë, personaliteti i saj sharmant dhe reputacioni si një performuese elektrizuese, e kanë ngjitur atë deri në majat e klasifikimeve muzikore të “Billboard”. Bleona është një artiste që këndon në katër gjuhë, e vlerësuar me shumë çmime. Ajo ka shitur më shumë se 5 milionë CD, ka pozuar për kopertinat e më shumë se 40 revistave dhe ka performuar për miliona fansa, duke e bërë gjithçka si një artiste plotësisht e pavarur.





Vitet e fundit, Bleona ka kryesuar klasifikimin e “Top Ten Billboard Dance Club”, duke arritur vendin e parë me hitin e saj me titull “I don’t need your love” dhe vendin e tretë me këngën “Take you over”. Ndërkohë që këngët “Wicked Love” dhe “Monster” zunë vendin e 12-të në klasifikimet e vitit 2018-të. Bleona gjithashtu bëri debutimin si regjisore në dy videoklipet e saj mahnitëse, një për singëllin me titull “I Don’t need Your Love”, që e pasoi me klipin epik të baladës “Monster”. Si një artiste që gjithmonë ka thyer tabu, Bleona është e para që ka vendosur standarde të reja në muzikën shqiptare, kur në turet e saj personale ka arritur të mbledhë 50-70 mijë fansa në sheshe. Bleona vijon të zgjerojë bazën e saj të fansave ndërkombëtarë, pa lënë pas dore fansat e saj besnikë, që e ndjekin prej fillimit të karrierës. Mbi të gjitha, Bleona ka arritur të sfidojë çdo limit, duke luajtur me rregullat e veta. Aftësia e saj lindur krijuese për të prodhuar gjithmonë sukses, e ka transformuar atë në fenomenin “Bleona”.
Për më shumë të dhëna vizitoni faqen e internetit: https://www.bleona.com dhe ndiqni @BLEONA

KËNGËT
1. Haters (Radio Edit) Ft Bes Kallaku (2020)
2. “Su Di Noi” (2019)
3. “Monster” (2018)
4. “I Don’t Need Your Love” (2018)
5. “Wicked Love” (2018)
6. “Take You Over (2015)
7. “F**K You I’m Famous” (2014)
8. “Still in Love” (2014)
9. “Take It Like A Man” (2013)
10. “Without You” (2013)
11. “Pass Out” (2012)
12. “Show Off” (2011)
13. “Magnetic” (2008)
14. “Mandarin” (2007)
15. “Luaj Luaj” (2007)
16. “Mamma Mia” (2007)
17. “E Le Le Le Lejmë” (2007)
18. “E Di Që Ke Shumë Dëshirë” (2007)
19. “Qejfin Gruas Mos Ia Prish” (2007)
20. “Ti S’e Ke Idenë” (2007)
21. “Dua” (2007)
22. “Nuk Dua Ta di” (2007)
23. “Mama Mia” (2007)
24. “Number One” (2007)
25. “Pse Unazën Time Mban” (2007)
26. “0 Tolerancë” (2007)
27. “Hallal E Ke” (2006)
28. “Kallma cigaren” (2006)
29. “S’Dua” (2005)
30. “Boom Boom” (2005)
31. “Ti Nuk Di As Me Ma Lyp” (2003)
32. “E Di Që Ti Më Do” (2003)
33. “Pres Nga Ti Veç Një OK” (2003)
34. “Shiko Punën Tënde” (2003)
35. “Mbreti Pa Mbretëri” (2003)
36. “Mos E Prish Magjinë” (2003)
37. “Duet Me Koronën” (2003)
38. “Unë Të Kisha Vetëm Ty” (2003)
39. “Obobo Ç’i Bëre Vetes” (2003)
40. “Puro Shqiptare” (2003)
41. “Rri Drejt Zoti Të Ndihmon” (2003)
42. “Unë Jam E Zjarrtë” (2003)
43. “Mos E Prish Magjinë” (2003)
44. “Ik Mëso Si Dashurohet” (2002)
45. “Ob Bo Bo Bo BoBo” (2002)
46. “Blah Blah Blah” (2002)
47. “Do Të Të Dua Nesër” (2002)
48. “Ca Na Duan Ca I Duam” (2002)
49. “Ky Shi A Bie Dhe Për Ty” (2002)
50. “Mi Kthe Të Gjitha” (2002)
51. “Pyes Tw Dashuruarit” (2002)
52. “Po ku Je Fshehur” (2002)
53. “Quam Të Vdekur” (2002)
54. “Ekstravagantja” (2002)
55. “S’më Bëhet Vonë” (2001)
56. “Nuk Gjen” (2001)
57. “Pa Ty” (2001)
58. “Po Ku Je Fshehur” (2001)
59. “Dua Çfarë Dua” (2000)
60. “Po Digjem Nga Malli” (1999)
61. “Thirrje” (2000)
62. “Nëse Më Do Fort” (1999)
63. “Ndale Lotin” (1999)
64. “Kam Dy Djem Në Mëhallë” (1999)
65. “Kam Qejfin Tim” (1998)
66. “Ja Tirana” (1999)
67. “Përse Të Vuajmë (1998)
68. “Ti Ti” (1998)
69. “Nuk Më Mashtron Dot” (1997)
70. “Era” (1997)
71. “Adoleshenca” (1996)
72. “Mos Ik” (1996)
73. “De Prapë Jam Kthyer” ((1996)
74. “Vetëmashtrimi” (1996)
75. “Lërmëni” (1995)
76. “Si Të panjohur” (1995)
77. “A T’i Besoj” (1994)

ALBUMET
1. “Kam Qejfin Tim” (1998)
2. “Nëse Më Do Fort” (1999)
3. “S’më Bëhet Vonw” (2001)
4. “Ik Mëso Si Dashurohet” (2002)
5. “Ti Nuk Di As Me Ma Lyp” (2003)
6. “Boom Boom” (2005)
7. “Greatest Hits (Live)” (2006)
8. “Mandarin” (2007)
9. ‘EP’s’
10. “Take It Like A Man” (2013)
11. “Take You Over” (2015)
12. “Wicked Love” (2018)
13. “Monster” (2018)
14. “IDNYL” (2018)

FILMA DHE ‘SHOW’
1. True Justice (2012)
https://www.imdb.com/title/tt1697033/fullcredits?ref_=tt_cl_sm#cast
2. “Euros Of Hollywood” (2014)
https://www.imdb.com/title/tt3831508/?ref_=fn_al_tt_1
3. “Dead Trigger” (2017)
https://www.imdb.com/title/tt5662550/?ref_=nm_knf_i3
4. $211 (2017)
5. “Falco” (2019)

TAGS