Fenomeni brazilian Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë nëse do të shitej në ditët e sotme

Fenomeni brazilian Ronaldo do të ishte lojtari më i shtrenjtë nëse do të shitej në ditët e sotme
22:07 | 31 Dhjetor 2019

Një kompjuter i ka nxjerrë rezultatet se sa do të kushtonin në ditët e sotme transferimet më të mëdha në histori, ndërsa e ka shpallur Ronaldo Nazarion lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, sidomos mega-transferimin e Neymarit te Paris Saint-Germaini (për 222 milionë euro), transferimi i Ronaldos nga Barcelona te Interi (1997) në ditët e sotme do të kushtonte 452 milionë euro.

Pas fenomenit brazilian, vjen shitja e Diego Maradonas (1984) te Napoli që në ditët e sotme do të kishte vlerën 360 milionë euro.

Duke u përqendruar në transferimet më të mëdha në Serie A, Christian Vieri (nga Lazio te Interi, 1999) dhe Michel Platini (nga Saint-Etienne te Juventusi, 1982), në ditët e sotme do të kushtonin nga 350 milionë euro.

Në këtë listë nuk mungon as Marco van Basten, transferimi i të cilit nga Ajaxi te Milani (1987) sot do të kushtonte 343.5 milionë euro.

TAGS