Ferati: Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut

Ferati: Kosovës i duhet ekip i unitetit për fazën finale të dialogut

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Sadri Ferati, ka shprehur nevojën e krijimit të një ekipi të unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se ky ekip i unitetit duhet të jetë vendimmarrës dhe anëtarët e tij duhet të jenë të barabartë.

Sipas Feratit, subjektet politike duhet të gjejnë një konsensus rreth këtij procesi ani pse ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë për shkak të humbjes së besimit në mes të subjekteve politike.

Ferati ka bërë me dije se të gjitha subjektet politike duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon në këtë proces të dialogut me Serbinë.

TAGS