Ferizaj iu ka borxh lojtarëve me muaj! A po shemben themelet e klubit?

Ferizaj iu ka borxh lojtarëve me muaj! A po shemben themelet e klubit?

Probleme e me probleme dhe askush nuk e di se kur do t’i vije fundi këtyre telasheve.

Pa trajner po se po, sepse Bekim Isufi u largua ditë më parë, klubi i futbollit Ferizaj është futur edhe në borxhe të lojtarët, siç bëhet e ditur nga burimet brenda klubit.

Një burim brenda klubit njofton se tri rroga iu kanë borxh futbollistëve, ky është treguesi më i keq për një klub që si duket po shkon drejt shembjes së themeleve të tyre.

Kryesia e klubit duhet të reagojë menjëherë se cila është e vërteta e kësaj që po kalon kolektivi. A është fakt që janë tri rroga borxh ndaj lojtarëve dhe pse është grumbulluar ky borxh e me fajin e kujt. Klub që u privatizua me 7 korrik të vitit të kaluar dhe pothuajse u bë dasmë, po fatkeqësisht nuk e mori rrugën e duhur por të krizës së rëndë dhe që është në situatë të rëndë.

“Me 7 korrik 2019 ne jemi pajtuar të marrim 51% të pronësisë së KF Ferizaj, një klub futbolli i cili ishte në rrezik financiar për suportuesit dhe lojtaret e të cilit ishin besnik. Ne kemi marrë garanci të ndryshme për klubin dhe të ardhmen e tij të ndritur. Neve poashtu na është garantuar se do të jepet tokë në të cilen ne do të mund të ndërtonim hapësirat e trajnimit, stadiumin e ri nga i cili do të përfitonte klubi dhe komuna e Ferizajt. Ne mbesim me shprese se këto premtime do të përmbushen”, kështu shkruante në vitin e kaluar në letrën e Dean.

MEDIAL.mk