Fero vë në lojë Robert Berishën: Merr 455 euro për 4 koncerte, kur të vi… (Foto)

Fero vë në lojë Robert Berishën: Merr 455 euro për 4 koncerte, kur të vi… (Foto)

Pas deklaratës së këngëtarit Robert Berisha, i cili i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”, vje një reagim dhe nga reperi Fero.



Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, reperi tallet me çmimet e koncerteve të këngëtarit.

“Roberti më pëlqen për arsye që i ka vetëm 3-4 data në muaj. Edhe që të 3-4 datat po I mblodhe bashkë ccmimi është 455 euro.

Tash për COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”, shkruan Fero.

Një ndjekës i kishte bërë replikë në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare, Roberti i kishte shkuar për 400 euro.

“Robert Berisha kur tvi nKosov jom ka du me bo 1 grill me shoqni edhe po tpaguj sa e ki qmimin me na bo atmosfer qaty pak”, shkruan Fero.

Ndërkohë, këngëtari nuk ka reaguar ende për postimet në fjalë.

TAGS