Feronikeli – Prishtina, ndeshja që do luhet pa praninë e fëmijëve dhe çmime të larta të biletave

Feronikeli – Prishtina, ndeshja që do luhet pa praninë e fëmijëve dhe çmime të larta të biletave
12:09 | 16 Maj 2019

Derbi mes Feronikelit dhe Prishtinës ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm, por që stadiumi në Drenas nuk zë më shumë se 5 mijë shikues. Kjo sfidë pritet ta vendosë edhe titullin, pasi vendasit janë në vendin e pare me dy pike më shumë se sa ekipi i Mirel Josës.

Feronikeli ka marrë vendim të rëndësishme përpara ndeshjes kundër ekipit kryeqytetas, ku disa prej tyre janë tejet qesharake.

‘’Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara)’’, është një nga vendimet e klubit që udhëhiqet nga Zekirja Ramadani, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë çmimi për ta parë nga afër këtë ndeshje interesante është 5 euro, larg nga standardet e jetesës në Kosovë.

Një person gjithashtu nuk mund të blejë më shumë se 2 (dy) bileta, thuhet në një nga vendimet e klubit për ndeshjen ndaj Prishtinës.

Feronikeli ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendit të limituar (shkaku i punimeve në pjesët tjera të tribunave). /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS