Festa e ‘çmendur‘ e Guardiolas te goli që VAR ia anuloi Man Cityt

Festa e ‘çmendur‘ e Guardiolas te goli që VAR ia anuloi Man Cityt

Tottenham Hotpsur ka arritur të eliminojë Manchester Cityn për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Manchester City e fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit në ‘Etihad Stadium’, kjo nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Guardiolas, që në udhëtim te Tottenham ishte mposhtur 1:0.

Fundi i kësaj ndeshje ishte shumë dramatik dhe i paparashikueshëm.

City kishte nevojë vetëm për një gol për të kaluar tutje, dhe atë e arriti në minutën e 93’ me anë të Sterling.

Ky gol i Sterling solli festë të madhe të lojtarët e Cityt  e në veçanti te Pep Guardiola.

Por, për fatin e keq të tyre, goli u anulua me VAR, për pozitë jashtë loje të Sergio Agueros gjatë rrjedhës së aksionit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS