“Festivali i Vevçanit”, të shmangen fryrjet në baza etnike

“Festivali i Vevçanit”, të shmangen fryrjet në baza etnike

Përzgjedhja e maskave gjatë Karnevalit të Vevçanit është e drejtë e gjithsecilit që shpreh dëshirë të marrë pjesë në këtë Karneval. Në shumicën e rasteve përzgjedhja e maskave mbahet sekrete deri në momentin e fundit. Andaj përveç apelit për kujdes gjatë përzgjedhjes së maskave që të evitohen fyerjet dhe ofendimet në baza etnike dhe fetare, nuk ka kurrfarë mundësie tjetër për parandalimin eventual të të njëjtave, deklaroi kreu i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski.

Edhe vet e dini që në pjesën e maskimit ne nuk kemi asnjë lloj qasje, për atë që është në domenin tonë ne apelojmë çdo vit që të mos ketë maska fyese dhe ofenduese. Kishte reagime për torturimin e kafshëve prandaj, ne çdo vit apelojmë, megjithatë në pjesën që ti urdhërojmë apo porosisim kush, çfarë të bëj absolutisht nuk kemi asnjë mundësi. Ata vet maskohen dhe maskat janë sekrete deri në momentin e fundit”- tha Sasho Jankoski, kryetar i komunës së Vevçanit.

Kujtojmë se gjatë karnavalit të vitit 2012 në Vevçan u fyen rëndë ndjenjat e besimtarëve mysliman dhe me këtë rast ishin organizuan protesta nga Myftinia e Strugës të cilat kanë qenë të përkrahura edhe nga Komunës e Strugës. Asokohe ishte mbledhur edhe Komiteti për Marrëdhënie ndër-fetare. Karnavali i Vevçanit, tradicionalishtë edhe këtë vit do të mbahet prej 12 deri më 14 janar të këtij viti.

Elmedina Aliji     

Loading…

TAGS