‘Feston Ajaxi’, Juve nuk do të mund të llogarisë në Chiellinin

‘Feston Ajaxi’, Juve nuk do të mund të llogarisë në Chiellinin

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, duket se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Giorgio Chiellini, për ndeshjen ndaj Ajax Amsterdam.

Në ‘Allianz Stadium’, Juventus do të jetë nikoqir i Ajax Amsterdam, për ndeshjen e dytë çerekfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjithçka është e hapur në këtë përballje, pasi në takimin e parë skuadrat ishin ndarë baras me rezultatin 1:1.

Por, para ndeshjes së kthimit, një lajm i keq ka ardhur nga Torino për tifozët e skuadrës së Juventus.

Sipas raportimeve të ‘SportMediaset’ në stërvitjen që do të mbahet me fillim nga ora 16:15, të gjithë lojtarët kanë filluar të vijnë, përveç Giorgio Chiellinit, i cili është parë duke u larguar nga kampi, transmeton lajmi.net.

Qendër mbrojtësi italian kishte munguar edhe në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Johan Cruyff Arena’, por besohej se mund të kthehet në ndeshjen e dytë.

Ai nuk ia doli që të tejkalojë problemin e tij me muskujt, dhe Allegri duhet të mendojë për një tjetër opsion në repartin e mbrojtjes.

Në dyshim është edhe mesfushori Emre Can, mirëpo për këtë të fundit, mediet italiane raportojnë se do të jetë i gatshëm për paraqitje. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS