FFK: Besa nuk do të përfitojë nga UEFA, paratë e Kupës së Kosovës i shkojnë Prishtinës

FFK: Besa nuk do të përfitojë nga UEFA, paratë e Kupës së Kosovës i shkojnë Prishtinës

Besa e Pejës edhe nëse e fiton Kupën e Kosovës ndaj Llapit nuk do të fitojë asnjë para nga UEFA.

E gjithë kjo pasi klubi nuk është regjistruar për garat evropiane, duke mos i përmbushur kriteret.

“Besa edhe nëse e fitojnë Kupën nuk do të marrin para nga UEFA. Parat (200 mijë euro) do t’i shkojnë Prishtinës që do të luajë në gara evropiane”, thonë në FFK, shkruan Gazetaolle.com.

Prishtina është duke e pritur me interesim të madh finalen e Kupës së Kosovës, ku pa dyshim do të bëjë tifo për Besën.

Pejanët janë parë në javët e fundit shumë të interesuar që të fitojnë në këtë garë.

Ndeshja zhvillohet nesër në Riza Lushta.