FFK del me deklaratë zyrtare, futbolli në Kosovë rinis në qershor

FFK del me deklaratë zyrtare, futbolli në Kosovë rinis në qershor

Kosova po mendon për rifillimin e kampionatit. Ndonëse situata me Covid-19 është deri diku e ngjashme me atë të Shqipërisë, duket se kjo nuk pengon për rifillimin e kampionatit. Ipko Superliga e Kosovës por edhe ligat më të ulëta me shumë gjasa do të rinisin duke filluar që nga muaji qershor, të paktën këtë ka lënë të kuptohet federata kosovare e futbollit pas takimit që ka patur presidenti Agim Ademi me Lul Rakën, mikrobiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë.





Deklarata e FFK

Presidenti Ademi e njoftoi Prof.Dr. Rakën me situatën në futbollin tonë dhe me faktin se deri më tani, asnjë futbollist nuk është prekur nga ky virus, me përjashtim të dy djelmoshave nga shkolla e futbollit e Ballkanit të Suharekës, të cilët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Presidenti Ademi shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume.

Nga ana e tij, Prof.Dr. Lul Raka u shpreh se është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv, me këtë rast futbolli, duke pasur parasysh se në një periudhë ka qenë edhe vet futbollist, por tha se tani prioritet mbetet shëndeti. Ai bëri me dije se aktiviteti sportiv është paraparë të lejohet në fazën e tretë të masave lehtësuese në muajin qershor.

TAGS