FFK ndryshon mendjen rreth shitjes së biletave

FFK ndryshon mendjen rreth shitjes së biletave

Biletat për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe ishin paraparë për të dalur në shitje sot në orën 12:00 në pikat e Z-Mobile, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi FFK-ja dhe operatori kanë prishur marrëveshjen.

Shumë qytetarë kanë dalë për t’u pajisur me bileta, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

FFK-ja në një komunikatë për media, ka njoftuar se në orën 15:00 do të bëhet e ditur marrëveshja e re.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak të disa paqartësive pikat e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe do të ndryshojnë. Lidhur me pikat e reja të shitjes së biletave FFK do të dalë me njoftim në orën 15:00.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, shkruhet në njoftim.

Tifozët janë ndarë të pakënaqur me këtë paqartësi për shitjen e biletave rrugëve të kryeqytetit dhe në pikat tjera nëpër Kosovë.

Çmimet për biletat për ndeshjen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” variojnë nga 2 euro deri në 50 euro për biletat VIP. /KP/Telegrafi/

TAGS