FFK publikon statistikat e pjesës së parë të sezonit

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të Superligës së Kosovës pas pjesës së parë të sezonit 2018/19.

Aty janë përfshirë renditja e golashënuesve, paraqitjet e gjyqtarëve, pasqyra e kartonëve, statistikat e futbollistëve, e periudha kohore e golave të shënuar.

Alban Shillova i Flamurtarit prin në listën e golashënuesve me nëntë gola.

Pas tij janë Festim Alidema me tetë, ndërsa Betim Haxhimusa i Dritës e Kastriot Rexha i Feronikelit kanë nga shtatë. Martin Mircevski i Trepçës ’89 dhe Fatih Karahoda i Lirisë kanë nga gjashtë gola të shënuar në 17 ndeshjet e para.

Sa i përket gjyqtarëve, më së shumti ndeshje kanë gjykuar Mervan Bejtullahu e Dardan Çaka me nga 11.

Pas tyre vjen Besfort Kosumi me 10. Më i rrepti del të jetë Dardan Çaka që në 11 ndeshje që ka gjykuar ka ndarë 58 kartonë të verdhë, një të kuq pas dy të verdhëve dhe tre direkt të kuq. Ai ka akorduar dy penalti.

Për ekipet, më i ndëshkuari del Ferizaj me 55 kartonë të verdhë e tre të kuq.

Të gjitha statistikat mund t’i gjeni, KËTU

TAGS