Fiasko fetare

Fiasko fetare

Sejdi Demiri

Kaloi edhe premtja e 18 tetotrit me fiasko për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E filluam javën me komente, analiza, konkluzione si dhe me vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Maqeodnisë së Veriut me 12 prill 2020, por jo edhe në Republikën e Shqipërisë.
Pse dhe si ndodhi që BE mos jep dritë jeshile për dhënjen e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Arsyetimi kryesorë ishte se Franca, respektivisht kryetari Makron është i qëndrimit se s’pari të bëhen reforma brenda BE dhe se për zgjërimin e BE me vende të reja duhet pritur kohë më të volitshme. Arsyetim tjetër i tij ishte se migrimi i madhë i Shqiptarëve në Francë na qenka pengesa për mosdhënjen e datës për hapjen e negociatave si dhe moszbatimi jo i bollshëm i reformave (me plotë të drejtë) në këto dy shtete pretendente.

Por a ishin këto arsyet kryesore për këto dy vende?

A është për tu habitur se si Serbia dhe Mali i Zi më i kanë filluar negociatat dhe kanë hapur disa kapituj, kurse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk mund të marrin as datë për negociim. A mos janë vallë këto dy shtete më të përparuara në reforma, si edhe, ose duke marrë parasyshë edhe qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe qëndrimi i saj ndaj antarsimit në NATO.

Përgjigja është JO. Po atëherë ku qëndronn arsyeja?

Ja një këndvështirm tjetër:

Sipas statistikave që mund të merren nga letërnjoftimi i çdo shteti si dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë si pretendentë që një ditë të bëhen anëtare të plotëfuqishme të BE-së, mund të shihet se përqindja e përkatësisë fetare muslimane në këto shtete është si vijon:

Serbia: 85% ortodoksë dhe 3% muslimanë

Mali i Zi: 72% ortodoks dhe 16% muslimanë

Shqipëria: 59% muslimanë dhe 17% krishterë (katolikë 10% dhe ortodoks 7%)

Kosova: 96% muslimanë dhe 2% katolikë dhe 1,5% ortodoksë

Bosnja dhe Hercegovina: 51% muslimanë, 31% ortodoksë dhe 15% katolikë

Maqedonia e Veriut: 64% ortodoksë dhe 34% musmlimanë

Turqia: 82% muslimanë, 16% alevitë dhe 0,2 ortodoks (e cila mbi 40 vjet pret para dyerve të BE.)

Nga pasqyra e paraqitur mund lehtë të shihet se BE, respektivisht Franca në krye me presidentin e saj Makron nuk ka ndërmend ti sheh këto shtete me popullsi me numër të konsiderueshëm të shprehjes së tyre të përkatësisë fetare muslimane (B&H, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Turqia edhe pse nuk është në këtë kontekst) nën ombrelën e vet. Të gjitha këto shtete të lartëpërmendura si dhe shtetet e BE siq e dijmë janë shtete sekulare.

Pra sipas kësaj na del se shteteve me pëkatësi fetare procentualisht më të madhe muslimane mund tju shtohet edhe një kusht për dhënjen e datës për hapjen e negociatave për antarsim në BE, e ai do të na ishte që në numrimin e popullsisë në këto shtete njerëzitë të deklarohen se i përkasin një besimi tjetër fetar nga ai që secili e ndjen vehten se i takon.
Po ndoshta presidentit Makron i ka ra shorti në emër të tjerëve që këtë ta shprehë në këtë mënyrë.