Fidan Rama tregon detaje nga Samiti i Berlinit: Edi Rama refuzonte kthimin në Prishtinë (Video)

Fidan Rama tregon detaje nga Samiti i Berlinit: Edi Rama refuzonte kthimin në Prishtinë (Video)

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, i cili ka raportuar gjatë Samitit të Berlinit, ka treguar detaje interesante nga ajo ngjarje.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se të gjithë të pranishmit në samit e kanë ditur se liderët e Kosovës kanë mosmarrëveshje të mëdha mes veti.

“Unë personalisht kam zënë një moment, kur kryeministri i Malit të Zi, Gjakanoviq i thotë Merkelit në gjuhën angleze; ‘së pari duhet të pajtosh këta dy [Thaçin e Haradinajn], e pastaj duhet të pajtosh Prishtinën me Beogradin’. Ka qenë ky një moment pas konferencës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Rama thotë se kjo bisedë që e ka dëgjuar vetë, ishte një konfirmim se të gjithë e dinin situatën mes liderëve të Kosovës.

“Ne kemi pasur qasje në tavolinat zyrtare të koktejit edhe pse më pas ajo pjesë është izoluar, por unë isha një ose dy metra larg kur diskutonin Gjukanoviq dhe Merkel për Kosovën”, tha ai.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini thotë se gjatë atij samiti ka parë shumë gjëra, por është fat i keq çfarë po ndodh me këtë lidership në Kosovë.

“Ka pasur një diskutim shumë të madh edhe kur janë kthyer nga Berlini, pasi Edi Rama nuk ka dashur të kthehet në Prishtinë, ndërsa Ramush Haradinaj ka insistuar të kthehen në Prishtinë, pavarësisht kundërshtimit të Edi Ramës. Kësisoj Bahgjet Pacolli gjeti një koordinim, dhe së pari e solli Haradinajn pastaj Ramën. Ka pasur situata të jashtëzakonshme të ofendimeve me njëri-tjetrin, që mendja nuk ta merr”, tha Rama./Telegrafi/

TAGS