FIFA me lëvizje drastike, një futbollist mund të ndryshojë Kombëtare

FIFA me lëvizje drastike, një futbollist mund të ndryshojë Kombëtare

Ndryshim epokal i FIFA-së. Sipas El Paìs, organizmi më i lartë i futbollit botëror ka aprovuar një modifikim të rëndësishëm të rregullores së zgjedhjes së kombëtareve, duke i lejuar, sipas kushteve të përcaktuara, të rinjve të ndryshojnë Kombëtare edhe nëse e kanë veshur më parë fanellën e një vendi tjetër.

Një revolucion i përfshirë për të evituar që Federatat të bllokojnë lojtarë premtues, duke i nxjerrë në fushë vetëm për pak minuta.

Sipas të përditshmes spanjolle, nga tani një lojtar mund ti kërkojë FIFA-s një ndryshim të Kombëtares nëse:

– Në momentin e luajtjes së ndeshjes së parë zyrtare me Kombëtaren e mëparshme, zotëronte shtetësinë e Federatës që dëshiron të përfaqësojë më pas

– Në momentin e luajtjes së ndeshjes së fundit zyrtare me Kombëtaren e mëparshme, nuk kishte mbushur ende 21 vjeç

– Nëse ka luajtur maksimumi tre ndeshje me Kombëtaren e mëparshme, si në kompeticione zyrtare e jo zyrtare

– Nëse kanë kaluar të paktën tre muaj që kur ka luajtur ndeshjen e fundit me Kombëtaren e mëparshme, si në kompeticione zyrtare e jo zyrtare

– Nëse nuk ka marrë pjesë kurrë në asnjë ndeshje ndërkombëtare në fazën finale të një Botërori ose një turne konfederal

Kushte që limitojnë ndjeshëm mundësinë për të ndryshuar Kombëtaren, por që zgjidhin këtë çështje të rëndësishme, që u evidentua kohët e fundit për çështjen e Munir el Haddadi, i detyruar të humbasë Botërorin 2018 me Marokun (vendi i origjinës së prindërve) sepse kishte luajtur 13 minuta me fanellën e Spanjës gjatë ndeshjes së fazës kualifikuese në Evropianin 2014 kundër Maqedonisë e pastaj nuk u thërrit më kurrë nga iberikët.