FIFA miraton botërorin e klubeve, fillon zbatimi nga viti 2021

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka miratuar formatin e ri të botërorit të klubeve.

Ky turne që do të filloj të zbatohet në vitin 2021 parashikon pjesëmarrjen e 24 klubeve, do të zhvillohet një herë në katër vite dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.

Ka qenë vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino që konfirmoi nisjen e organizimit të këtij Botërori të ri klubesh pavarësisht kërcënimit me bojkot të tij nga ana e klubeve kryesore të kontinentit evropian.

“Jam shumë i lumtur që këshilli mori vendimin për një Botëror të ri klubesh që do të nisë të zhvillohet nga viti 2021”.

Gianni Infantino. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se nga 17 qershori deri në 4 korrik të 2021, bota do të shohë një Botëror të vërtetë klubesh, eveniment ku do të përballen skuadrat më të mira për të fituar kurorën e kampiones së botës”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në të njëjtën, në mbledhjen e Këshillit të FIFA u hodh edhe propozimi për rritjen e numrit të skuadrave në Botërorin e Katarit nga 32 në 46 skuadra, propozim për të cilin do të merret vendimi përfundimtar në 6 qershor në Paris.

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA u mor edhe një vendim tjetër, ai i aplikimit të sistemit VAR në Botërorin e Futbollit të Femrave që do të zhvillohet këtë vit në Francë. /Telegrafi/

TAGS