Fifi flet për bullizmin: Ma kanë prurë shpirtin në majë të hundës…

Fifi flet për bullizmin: Ma kanë prurë shpirtin në majë të hundës…
Tash esht Koha

Një nga personazhet që ka qenë gjithmonë ajo që është, pa kompleksin më të vogël për të qenë një personazh që “do” ekrani”, pa përpjekjen më të vogël për të hequr ca kilogramë, “sepse ashtu të do ekrani”, ishte sot e ftuar në anijen e Piter Panit.



Kush më shumë se Fifi nuk i ka dëgjuar mijëra herë mesazhet për peshën dhe “këshillat” për të qenë pak më e dobët, për të nisur dietën, palestrën apo të tilla si këto. Pikërisht për shkak të peshës, Fifi e ka ndier bullizmin deri në moshën 20-vjeçare – atëherë kur kuptoi se ekrani do më shumë ata që janë të vërtetë dhe jo ata që bëjnë të pamundurën për të qenë dikush tjetër.

Sonte, Anri një nga fëmijët e Piter Panit i kërkoi Fifit si ia del kur të gjithë njerëzit i kujtojnë kilogramët dhe peshën.

“Unë jam rritur duke më thënë lloj-lloj për peshën, për kilogramët, ma kanë prurë shpirtin në majë të hundës. Por kam punuar fort me vetëbesimin dhe kam punuar shumë me veten që të mos dëgjoj askënd. Prandaj jamë bërë kjo që jam sot. Kam qenë një prej personave që kam provuar bullizmin në mënyrë të hapur deri në moshën 20-vjeçare. Nuk ka mbetur njeri pa thënë “s’mund të bëhesh këngëtare, s’të do televizioni me tule” etj. Me tule, pa tule, unë u bëra. Ndaj edhe ëndrrën nuk duhet ta ndalësh me ca kg më shumë apo më pak…”, – tha Fifi duke shtuar se “ata që duan ta bëjnë, le ta bëjnë për veten e tyre, por të mos ia injektojnë rinisë, sepse nuk e keni idenë sa shumë lëndoni një njeri dhe sa dëm i bëni. Planet e atij lart s’mundem t’i përziej… Ata që do na duan, le të na duan ata që jemi këtu brenda…”

Tash esht Koha
TAGS