Figo: Ja pse e lash Realin për Interin

Figo: Ja pse e lash Realin për Interin

Luis Figo ka pasur një karrierë të pasur si futbollist.

Duke veshur fanellat e Sporting, Barcelonës, Real Madridit dhe Interi, ish reprezentuesi portugez cilësohet në mesin e emrave më të mëdhenj në histori të futbollit në vendin e tij.

Figo, në vitin 2005, vendosi të largohej nga Real Madrid, për të provuar një aventurë të bukur te Inter, ku fitoi edhe tituj të Serie A.

Kur kanë kaluar aq vite nga ai vendim, Figo është kthyer të flas dhe të tregojë arsyet e largimit nga ‘Santiago Bernabeu’.

“Vendosa të shkoj në Inter, edhe pse me Real Madridin kisha edhe një vit kontratë”, ka deklaruar Figo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk luaja shumë aty, dhe nuk ndihesha i dobishëm për Realin”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS