Fiku, një nga frutat më të shëndetshëm që duhet konsumuar

Fiku, një nga frutat më të shëndetshëm që duhet konsumuar
Tash esht Koha

Fiqët janë fruta sezonalë shumë të shijshëm dhe me benefite të shumta për organizmin. Benefitet e fikut janë të shumta duke filluar nga trajtimi i problemeve me kapsllëk, diarre, kollë, bronhitis dhe astmë.

Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, që janë të domosdoshme për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm. Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve.

Sipas disa studimeve të bëra për gjetjen e benefiteve të fikut, hulumtuesit kanë treguar se fiku shërben edhe si qetësues i zorrëve, për të trajtuar diarrenë dhe konstipacionin. Prania e kalciumit dhe mineraleve të tjera, kontribuon në shëndetin e eshtrave duke i mbajtur ato më të forta dhe duke parandaluar osteoporozën, kurse prania e vitaminës A dhe K shërben për luftimin e inflamacioneve dhe mbajtjen e një lëkure të shëndetshme.

Fiqtë mund të përdoren si shtesë e sallatave apo të konsumohen si fruta. /Gazeta Express.

Tash esht Koha
TAGS