Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se virusi është këtu prezent dhe duhet të mësohemi të jetojmë me realitetin e ri.
Ai tha se në këtë javë ka pasur më pak të infektuar në krahasim me javët e kaluara.
“Javën e kaluar incidenca është më pak. Faktori R0 në dhjetë ditët e fundit është vetëm pak përmbi 1, i tërë periudhën tjetër është 0.9. Në periudhën e theksuar janë evidentuar persona të prekur nga të gjitha moshat ndërsa më prezentë është e moshës mbi 60 vjeçare”, tha Filipçe. /SHENJA/