Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mendon se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për krijimin e komisionit të ri të posaçëm për luftë kundër Kovid 19, i cili do të zgjidhet nga Parlamenti, është vetëm një mënyrë për të treguar gjoja kujdes dhe konstruktivitetin e pretenduar, ndërsa në fakt, ai propozim është i pabazë.
“Në Komisionin për Sëmundje Infektive anëtarë janë profesionistë të lartë, ekspertë të fushës së tyre. Që nga fillimi i krizës, të gjitha vendimet, rekomandimet dhe masat e Komisionit për Sëmundje Infektive bazohen në analiza të shëndosha epidemiologjike dhe unitet në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Unë reagoj ashpër ndaj përpjekjes së përsëritur të VMRO-DPMNE-së për t’i bllokuar ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive dhe masat e reja për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Kjo është një përpjekje kuptimplote dhe tendencioze për pika të politikës ditore që e rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e popullatës”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.
“Që nga fillimi i krizës me koronavirusin në vend”, theksoi ai, ne nuk kemi parë asgjë nga opozita përveç veprimeve jokonstruktive, pengesave dhe kritikave ndaj të gjithë atyre që bëjnë çdo përpjekje për t’u ballafaquar me virusin në vend”.
“Pikërisht Zëvendësministrja e Financave në qeverinë teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së e vonoi me muaj dhe madje nuk e nënshkroi aspak kredinë nga Banka Botërore dhe kështu praktikisht e ndërpreu procesin e zbatimit të projektit për veprim të shpejtë kundër pasojave të krizës Kovid-19. Kredia kishte për qëllim mbështetjen e sistemit shëndetësor dhe përgatitjen e ambienteve shtesë spitalore për valën e vjeshtës, të cilën ne e kemi njoftuar dhe tani po përballemi. Një tjetër në një seri veprimesh me të cilat ata konfirmojnë politikën e tyre shkatërruese dhe faktin se gjëja e fundit për të cilën ata mendojnë është shëndeti i qytetarëve është diskreditimi i vazhdueshëm i Komisionit për Sëmundjet Infektive, duke e nënçmuar edhe ekspertizën e anëtarëve dhe punën e tyre në ballafaqimin me krizën”, shkroi ministri Filipçe.
Ai bëri thirrje për mendje të shëndoshë dhe përgjegjësi dhe shëndeti publik të jenë mbi interesat e partisë. Virusi nuk po na pret, masat duhet të ndërmerren sa më shpejt të jetë e mundur, shkroi Filipçe.