Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konsideron se çdo qytetar, çdo pacient ka të drejtë të ketë qasje për ilaçe cilën do ditë të muajit dhe se me masën për shfuqizimin e kuotave për ilaçe me recetë është zgjidhur problemi me mungesën e ilaçeve.
“Më nuk do të ketë as panik, as turma, e as që do të ketë formim të barnatoreve shtëpiake. Kjo është masë në dobi direkte të qytetarëve. Më në fund do të ketë lehtësi se tek ilaçet mund të arrihet në cilën do barnatore, cilën do ditë të muajit. Racionalizohet mënyra e përshkrimit dhe vendoset kontroll. Në Fondin për sigurim shëndetësor tani më është në vijim krijimi i strategjisë si Electronic Health Record sistem softuerik i cili në vete i bashkon të gjitha institucionet publike-shëndetësore dhe të gjitha të dhënat nga pacientët në kuadër të sistemit”, deklaroi ministri Filipçe në emisionin e mëngjesit në Tv Sitel.
Ai paralajmëroi disa masa të cilat, siç tha, dukshëm do ta përforcojnë sistemin shëndetësor.
“Vijojnë edhe disa masa, si ndryshim i listës pozitive të ilaçeve dhe plotësim të listës me ilaçe moderne.Ajo deri më tani nuk është ndryshuar më shumë se 10 vjet. Do të thotë jo vetëm që sigurojmë qasje deri tek terapia, në periudhën në vijim dukshëm do ta përmirësojmë edhe cilësinë e ilaçeve të cilat ofrohen”, potencoi ministri Filipçe.
Ai, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, theksoi se qytetarët meritojnë të kenë një institucion modern në të cilin do të ofrohen shërbime shëndetësore.