Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi se pacientja e cila është e infektuar me koronavirus është në gjendje të mirë.
“Pacientja e vetme e cila po mjekohet në Klinikën infektive është në gjendje të mirë të përgjithshme. Tanimë është dita e dytë që nuk ka temperaturë, supozoj se shumë shpejt do të fillojë edhe rikuperimi”, theksoi Filipçe.