12 Dhjetor 2018 / 22:42
Në emisionin “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka folur edhe për përmirësimin e shërbimeve në ndihmën e shpejtë. Filipçe informoi se përveç 12 makinave të reja priten edhe 6-7 makina tjera si donacion nga Republika Çeke. Ai gjithashtu theksoi se gjatë vitit të ardhshëm pritet që të bëhen edhe 100 punësime në sektorin ndihmës së shpejtë.
Për këtë, u furnizuam me automjete të reja për ndihmë urgjente mjekësore në procedurë të hapur dhe transparente ku kemi kursyer diku 40% të buxhetit. Ato makina do të vijnë, janë 12 në numër, presim edhe një donacion nga Republika Çeke, siç u dakorduam gjatë vizitës në Pragë, dhe ministrit çek të shëndetësisë, rreth 6-7 makina do të shkojnë në shtëpinë e shëndetit në Shkup, me çfarë do të dyfishohet kapaciteti. Tani ndihma e shpejtë funksionon me 6 makina, më tej do të pranohen, tashmë edhe kërkohet pajtueshmëri financiare, për pranimin e mjekëve dhe infermiereve që do të punojnë në…Sa persona i kërkoni të pranohen në ndihmën e shpejtë? Në shërbimin e ndihmës së shpejtë, në fillim 40 persona, ndërsa deri në mes të vitit të ardhshëm të arrijmë deri në 100, pra plus 60″- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
ALSAT
Loading…