Filipçe: Plotësisht rinovohet dhe për 30 për qind rritet kapaciteti i Repartit për Trajtim Intensiv në Klinikën e Neurokirurgjisë

Filipçe: Plotësisht rinovohet dhe për 30 për qind rritet kapaciteti i Repartit për Trajtim Intensiv në Klinikën e Neurokirurgjisë

Plotësisht e rinovuam dhe për 30 për qind e rritëm kapacitetin e Repartit për Trajtim Intensiv në Klinikën për Neurokirurgji. Furnizuam pajisje të reja dhe realizuam 26 punësime të reja në Institucion. Kolegët nga klinika ime amë janë të motivuar dhe në të vërtetë të vlerësuar. Punojnë në kushte më të mira dhe kanë paga më të mëdha. Ndërtojmë sistem të qëndrueshëm shëndetësor për të gjithë, ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filpçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Në kumtesë, megjithatë, nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se është bërë edhe rinovim i plotë i repartit stacionar të klinikës, me vendosjen e tualeteve në çdo dhomë të spitalit. Është rinovuar dhe plotësisht është pajisur edhe dhoma e fëmijëve, dedikuar për pacientët më të rinj.

“Me qëllim që të avancohet dhe modernizohet trajtimi i pacientëve në Klinikën e Neurokirurgjisë, është furnizuar pajisje e re. Njëkohësisht, është punuar edhe në përforcimin kadrovik në këtë institucion publik edhe në tre vitet e kaluara në klinikë janë realizuar 26 punësime të reja të mjekëve, infermiereve dhe kuadër tjetër mjekësor. Me ndërmarrje, në Klinikë janë punësuar edhe tre mjekë, të cilët janë në specializim për anestoziologji”, theksohet në kumtesë.