17 Dhjetor 2018 / 9:59
Gjashtë personat e lënduar rëndë në aksidentin e trafikut të autobusit nga Maqedonia në Leskovc janë hospitalizuar në spitalin e Nishit. Ata për momentin janë në gjendje stabile, por me lëndime serioze. Mbrëmë gjashtë të lënduarit i vizitoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa paraprakisht edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski.
Fatkeqësia ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit në autostradën Leskovac-Nish, derisa autobusi me targa të Maqedonisë po udhëtonte drejt Vjenës. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtarë për shkaqet e aksidentit, mediat serbe raportojnë se kushtet atmosferike, rrugët e rrëshqitshme nga bora dhe akulli janë shkaktarët e kësaj tragjedie. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmojnë se njëri nga viktimat është mashkull i moshës 68 vjeçe dhe dy femra të paidentifikuar.
Loading…