Fillon faza e tretë në IPKO Superligën e Kosovës, derbi zhvillohet mes Feronikelit dhe Trepçës ‘89 – sfida në Supersport

Elita e futbollit kosovar do të startojë këtë fundjavë me fazën e tretë.

Kësisoj këtë vikend do të zhvillohen pesë ndeshje në IPKO Superligën e Kosovës.

Federata e futbollit të Kosovës ka publikuar orarin, ku tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa dy të tjera të dielën.

Ndeshja derbi mes Prishtinës dhe Flamurtarit është shtyrë për shkak të ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës.

Drita do të luaj para tifozëve të vet të shtunën përballë Lirisë në ndeshjen që transmetohet në platformën më atraktive në vend, IPKO.

Në transmetim televiziv do të jetë edhe takimi mes Llapit dhe Ballkanit.

Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohet derbi i javës së 23-të në Superligë.

Lideri aktual i IPKO Superligës, Feronikeli do të jetë nikoqir i Trepçës ’89.

Të gjitha ndeshjet këtë javë në IPKO Superligën e Kosovës do të zhvillohen nga ora 14:00.

Për t’i shikuar ndeshjet vizitoni një nga dyqanet e afërta të IPKO-s apo informohuni më shumë në faqen zyrtare. /Telegrafi/

E shtunë – 16 mars

14:00 Llapi – Ballkani SSK1
14:00 Drita – Liria SSK2
14:00 Drenica – Ferizaj

E diel – 17 mars

14:00 Feronikeli – Trepça ’89 SSK2
14:00 Gjilani – KEK-u

TAGS