Fillon gjendja e katërt e jashtëzakonshme në vend

Fillon gjendja e katërt e jashtëzakonshme në vend

Numri i rritur i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi është shkaku kryesor për gjendjen e katërt të jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski.

Këtë vendim, siç tha Pendarovski pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurisë, është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që Qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe, siç shtoi ai, nuk ndërlidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“ Ne me siguri do ta fitojmë betejën me KOVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund dhe të kujdesemi për veten tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë” , theksoi Pendarovski.

Shefi i shtetit. duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.

Vendimet e shefit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën ta pakonfirmuara nga Kuvendi, pas shpërndarjes së saj. Nëse përbërja parlamentare nuk ishte shpërnda, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej të sjell vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme siç e parasheh Kushtetuta

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjjshmërisë së tyre.

Sipas kryeministri Oliver Spasovski 14 ditë të tjera të zgjatje]s e gjendjes së jashtëzakonshme kanë për qëllim zbatimin e të gjitha masave për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe pasojat ekonomike, si dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve për një Kuvend funksional dhe një qeveri të re politike.

Konsideron se nuk është më pak e rëndësishme që duhet të përballemi edhe me pasojat ekonomike të kësaj krize. Sqaroi se një nga arsyet e kërkesës për gjendje të re të jashtëzakonshme 14-ditore në vendin tonë bazohet në faktin se ne duhet të marrim vendime që do të nënkuptojnë mbështetjen e pakos së tretë të masave ekonomike, mbështetjen e qytetarëve me qëllim të më lehtë ta tejkalojmë gjithçka që na ka ndodhur si rezultat i krizës shëndetësore.

“ Në momentet kur palët nuk mund të arrijnë marrëveshje, institucionet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe ky ishte debati i Këshillit të Sigurisë. Konsiderojmë se këto do të ishin 14 ditë, në të cilat duhet t’i përfundojmë të gjitha aspektet në drejtim të trajtimit të pasojave ekonomike, me krizën shëndetësore të vazhdohet më tej me të gjitha masat e miratuara nga Qeveria në përballjen pandemisë “, tha Spasovski.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër koronavirusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale, të respektohet protokollet e sjella nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.