28 Nëntor 2018 / 18:01
Marshi protestues i organizuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare ka filluar të niset drejt Qeverisë ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.Në protestë shihet një numër i vogël qytetarësh për dallim nga protestat e kaluara të organizuara nga VMRO-DPMNE-ja. Protestës po i prin lideri i VMRO-së Hristian Mickoski.
Ndryshe, sot VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se me protesta do ta fillojë revolucionin kundër dëshpërimit kombëtarë. Ky term sipas liderit të opozitës nënkupton dhënien fund të dëshpërimit, problemave dhe përndjekjeve politike që sipas tij po i bën Qeveria e Zoran Zaevit.
Loading…