Fillon Samiti i NATO-s në Bruksel (VIDEO)

Fillon Samiti i NATO-s në Bruksel (VIDEO)

Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e liderëve të 29 shteteve ka filluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në samit merr pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare të pritjes së organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ceremonia e pritjes u zhvillua në zonën Agora në hyrje të selisë së NATO-s. Stoltenberg përshëndeti një nga një liderët e shteteve anëtare të aleancës.

– Erdoğan zhvilloi një bisedë me Trump

Pastaj liderët e 29 shteteve të shoqëruar nga Stoltenberg, shëtitën ekspozitën ku tregohet historia dhe aktivitetet e NATO-s. Stoltenberg i informoi liderët në lidhje me aleancën.

Ndërkohë Erdoğan, zhvilloi bisedë me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras dhe atë hungarez, Viktor Orban.

Deri sa liderët ishin duke kaluar deri në zonën ku do të bëhej fluturimi demonstrues i helikopterëve të shteteve anëtare, tërhoqi vëmendjen biseda e gjatë dhe e ngrohtë të Erdoğanit me presidentin amerikan, Donald Trump.

– Së bashku arritëm të sigurojmë paqe dhe siguri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të shkurtër para të pranishmëve, theksoi se NATO është një aleancë me 29 shtete nga Oqeani i Paqësorit në Detin e Zi, e prej Arktikut deri në Detin Mesdhe. “Së bashku arritëm që të sigurojmë një periudhë të paqes dhe sigurisë që nuk është parë më herët.” tha Stoltenberg.

Më pas 25 helikopterë ushtarakë nga 13 aleatë zhvilluan fluturim demonstrues. Dy helikopterë nga Turqia, ATAK T129, për herë të parë zhvilluan fluturim në një samit ndërkombëtar.