Ka filluar takimi në Qeveri mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës Hrictijan Mickoski. Në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale. Zaev dje tha se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flas siç tha ai me shefin e opozitës. Kreu i VMRO-së Mickovski ndërkaq tha se në takim do të hap edhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Loading…