30 August 2018 / 22:02
Për momentin para “Portës triumfale” në Shkup po bëhen përgatitje për vendosjen e numëratorit, të paralajmëruar nga Kryeministri Zoran Zaev.
Numëratori që duhet të numërojë paratë e kthyera nga keqpërdorimet e pushtetit të kaluar së shpejti do të vendoset në Portën Maqedonia. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se numëratorin do ta paguajë nga xhepi i tij dhe do t’ia japë Ministrisë së Kulturës, e cila e ka nën kompetenca portën triumfale. Sipas kryeministrit, pas përfundimit të procesit të kthimit të parave, numëratori do të vazhdojë të masë dhe të tregojë temperaturën në qendër të Shkupit. Vendosja e një numëratori në Portën Maqedonia ishte një nga premtimet e fushatës së LSDM-së.
Alsat-M