Finalisti i parë i Copa del Rey do të dihet në Santiago Bernabeu: Pesë përparësitë dhe mangësitë e Realit dhe Barçës

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Spanja.

Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe.

Real Madridi do të mirëpres Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll në kuadër të Copa del Rey.

Stadium Santiago Bernabeu ka kapacitet prej 81044 ulësesh (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Dueli i parë i zhvilluar në Nou Camp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, dhe finalisti i parë pritet të përcaktohet gjatë mbrëmjes së sotme.

Edhe në gjashtë ballafaqimet paraprake gjithçka është e barabartë pasi që të dyja skuadrat kanë nga dy fitore si dhe po aq herë ndeshja ka përfunduar pa fitues.

Lexo po ashtu:

Më poshtë janë të listuara pesë përparësitë dhe dobësitë e secilit ekip gjersa ndeshja do të duhet të startojë në ora 21:00.

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Real Madridit

Përparësitë

Duelet ajrore

Sulmet nga krahët

Krijimi i mundësive përmes sulmeve të gjata

Kundërsulmet e shpejta

Gjuajtjet nga distanca

Mangësitë

Krijimi i kurthit të pozitës jashtë loje

Duelet ajrore

Mbulimi i lojtarëve kryesorë të kundërshtarit

Ndalimi i kundërshtarëve për krijimin e rasteve

Sulmi jo efikas

Lionel Messi dhe Sergio Ramos (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Barcelonës

Përparësitë

Gjuajtjet e lira

Loja individuale

Sulmi nga krahët

Krijimi i rasteve përmes qarkullimit të gjatë të topit

Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale

Mangësitë

Duelet ajrore

Mbrojtja në rast të kundër sulmeve

Krijimi i pozitave të jashtë lojës për kundërshtarët

Ndalimi i kundërshtarëve nga krijimi i shanseve

Mos koordinimi mes repartit të mesfushës dhe mbrojtjes. /Telegrafi/

TAGS