Finalja e Kupës, FSHF befason me kërkesën: Të marrim shembull Francën, tifozët…

Finalja e Kupës, FSHF befason me kërkesën: Të marrim shembull Francën, tifozët…

Tirana dhe Teuta do të përballen të dielën për finale e Kupës së Shqipërisë, sfidë kjo e cila është planifikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.



Në njoftimin e bërë për këtë ndeshje, FSHF-a i ka bërë edhe një thirrje instancave shtetërore që ndeshja të luhet me tifozë, sigurisht me numër të reduktuar.

Në njoftimin e FSHF thuhet se duhet marrë si shembull Franca, ku në finalen e Kupës u lejuan tifozë në tribunat pas porte. Federata konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh për finalen e Kupës.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”.

FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.”, thuhet në njoftimin e FSHF.

TAGS